“Plastika”, tërhiqet qeveria – Rishikim nivelit të taksës brenda muajit, Shalsi e Denaj: Gabuam!

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria duket se po tërhiqet nga vendosja e taksës s ë plastikës, e cila është pasuar me efekte negative te prodhuesit shqiptarë.  Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi kanë zhvilluar një dëgjesë me grupet e interesit, ku pranuan se vendosja e taksës ishte e gabuar, ndërsa kanë premtuar se brenda muajit do të dalin me nivele të rishikuara, por pa dhënë propozime konkrete.

Ndërkaq, prodhuesit kanë parashtruar edhe një herë ndikimet që ka patur vendosja e taksës prej 35 lekë për materialet e plastikës dhe 25 lekë/kg për lëndët e  para të prodhimit të plastikës.

Ndërkaq,  ministrat shpjeguan se kjo taksë është vendosur në funksion të mbrojtjes së mjedisit, por prodhuesit e materiale të termoizlimit argumentuan se produkteve e tyre janë miqësore me mjedisin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këto produkte Shalsi premtoi ndërhyrje të plotë, të cilat mund të kërkojnë edhe ndryshime ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?