Platforma e bashkëqeverisjes/Rama: Qytetarët zgjidhin direkt problemet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, prezantoni platformën www.shqiperiaqeduam.al, bashkëqeverisëse me qytetarët, që sipas tij, synon ta bëjë Shqipërinë më të mirë. “Jemi gati me një rrejt anëtarësh të ekselencës, për të vijuar punën për ta kthyer plaftormën online të bashkëqeverisjes me njerëzit në një instrument në dorën e çdo shqiptari që do të kontribuojë për ta bërë Shqipërinë më të mirë”.

Rama fton qytetarët që t’i bashkohen kësaj platforme, ku s’ka bindje e përkatësi dhe deklaron se përmes saj të gjithë do të marrin përgjigjje për çdo ankesë dhe shqetësim apo pyetje që kanë.

Më 31 korrik nisën aplikimet për anëtarët e rrjetit që do të koordinojë platformën dhe Kryeministri Rama thotë se kanë qenë 800 aplikime që janë shqyrtuar nga një komision i posaçëm për të mbërritur tek përzgjedhja e 25 anëtarëve. Kreu i qeverisë thotë se platforma do të ndihmojë qeverinë në përmirësimin e performancës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi në facebook

Swiss Digital Mobile Reklama

www.shqipëriaqëduam.al është mundësia e çdo shqiptari për të qenë pjesë e koalicionit të madh të njerëzve të këtij vendi, për ta bërë këtë vend të denjë për fëmijët tanë dhe po ashtu, është arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqënie, kundër çdo zyrtari e nëpunësi që e pengon njeriun e zakonshëm në zgjidhjen e halleve e në përmbushjen e shpresave e të ëndrrave të veta. Bëhuni pjesë e kesaj platforme ku s’ka bindje e përkatësi të ndryshme që na ndan për të bërë SHQIPËRINË QË DUAM.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155258749416523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?