Plumba në Vorë mbi firmën e inerteve

19 plumba janë qëlluar drejt një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit ditën e djeshme. Policia nuk ka mundur të gjejë autorët, por ka zbuluar në vendin e ngjarjes 19 gëzhoja model 56.

Ngjarja u zbulua pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, sipas së cilës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës – Tiranë.

Menjëherë  në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe  grupi hetimor. Nga hetimet paraprake dyshohet se është qëlluar në drejtim të një firme private  të prodhimit të inerteve të ndërtimit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 gëzhoja model 56. Vijon puna  për identifikimin dhe kapjen  e autorëve të kësaj vepre penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?