Plumba pas koke shqiptarit në Itali dhe e hedhin në pyll

Një trup i pajetë u gjet rastësisht mëngjesin e së dielës në pyjet mbi liqenin Segrino në Komo të Italisë. Trupi u gjet nga disa të rinj që gërmonin për të pastruar pyllin. Sot,mediat vendase shkruajnë se kufoma i përket një shqiptari. Sipas të njëjtave burime ai është Besnik Metaj, 39 vjeç, me precedentë të mëparshëm në Itali.

Ai u identifikua nga shenjat e gishtërinjve. Metaj figuronte i regjistruar për çështje që lidhen me drogë dhe vrasje. Hipoteza më e mundshme është se ai është varrosur në pyll, pasi është vrarë në një tjetër vend. Sipas autopsisë vrasja ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Ajo është shkaktuar nga 2 goditje me armë zjarri në kokë nga një distancë e afërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kufoma e Metajt ishte plotësisht nudo, e varrosur në një pozicion fetusi, në një gropë rreth 20 cm të thellë, e mbuluar me gurë e gjethe./lapsi.al/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?