
Këtë të enjte një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, teksa dyshohet se po përpiqej t’i shmangej Policisë Rrugore. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar. Shërbimet e Policisë ishin vënë në ndjekje të automjetit, por gjatë saj, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke nxjerrë drejtuesin dhe dërguar në spital. Paraprakisht deklarohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.