“Po të mos ishe kushërirë e ministrit, do bëheshe zëvendëse e tij”?

Në Bundestagun gjerman në Berlin, më 3 mars u mbajt një konferencë për perspektivën europiane të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Në këtë konferencë vendi ynë përfaqësohej nga Odeta Barbullushi. Ajo prezantoi arritjet e Reformës në Drejtësi me fokus te Vetting-u, si një argument kryesor për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Raundi i pyetjeve për panelin solli një ”surprizë” të pakëndshme për Barbullushin, pasi një i pranishëm tha se ka probleme në qeveri me emërime të pamerituara dhe e pyeti nëse ajo do të ishte emëruar zv.ministre, nëse nuk do të kishte qenë kushërirë e ministrit të Jashtëm të asaj kohe. Barbullushi nuk ju përgjigj asaj pyetje por shpjegoi Reformën Zgjedhore në proces.

Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU, i cili javën e shkuar u dekorua Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut nga Presidenti Meta ishte gjithashtu i pranishëm. Falenski theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë, që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave por, sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë. ( 0:56:36 – 0:57:52) Raporti i Komisionit Europian që u publikua dje nuk e përmend fare këtë problem dhe kjo nuk është pozitive”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?