Po udhëtonte me biçikletë, makina përplas për vdekje 59-vjeçarin
Një 59-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (23 dhjeto) rreth orës 10:40, në aksin rrugor Fier – Patos në vëndin e qujatur “Kthesa e Portëzës” ose “kthesa e vdekjes”.
Policia informon se “shtetasi Agron Nuhaj, 61 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip kamioncine, me targa FR 2577 D, ka aksidentuar me vdekje shtetasin Flamur Limaj, 59 vjeç, banues në Mbrostar, i cili po udhëtonte me biçikletë.”
Sipas policisë në informacionin paraprak të vendgjarjes mësohet se viktima ka qënë duke ecur me bicikletë dhe ka dalë nga pika e karburantit ndërkohë që i ka prerë rrugën drejtuesit të mjetit.
U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

