“Po zhvillohet një operacion ndërkombëtar kundër drogës”

Hashashi, e vërteta përtej mitit-kjo është tema e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Ora News. Zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa tha se këtë vit ka shifra rekord të asgjësimit të lëndëve narkotike. Gjatë bisedës, ai tha se sot po zhvillohet një operacion ndërkombëtar, pa dhënë detaje të tjera.

Pjesë nga biseda:

Çipa: Ka një përpjekje, kakofoni shifrash, sikur Shqipëria është qendra e botës ose Evropës për kultivimin e drograve. Në të gjithë Evropën, kapen 560 ton kanabis, ndërsa nga Shqipëria kapen vetëm 19 ton.
Hila: Në trafikim kemi filluar të marrim rolin lider sipas të dhënave të policisë italiane.
Çipa: Po të jemi tek prodhimi, po të shikoni shifrat që janë asgjësuar në krahasim me vitet e kaluara ndryshon dhe në krahasim me vendet e tjera është për t’u admiruar. Janë rreth 2.5 milionë rrënjë kanabis të asgjësuara. Rreth 20% e tyre është asgjësuar qysh në kubikë. Janë asgjësuar 99.8 e sipërfaqes së evidentuar nga orët e fluturimit të avionëve të Guardia di Finanza. Shifrat e asgjësimit dhe ndjekjes penale janë në rritje.
Hila: Sa është droga që sekuestron policia shqiptare?
Çipa: Në 2015, sekuestruam 101 ton. Në 2016 janë 3.6 ton. Edhe sot është duke u zhvilluar një operacion i përbashkët me partnerët tanë ndërkombëtarë në disa vende.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/668166876641771/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?