Poezia prekëse e Erenestinës për djalin e ndjerë, “N’lutje, t’mban nana n’gji”
Pedagogia dhe gazetarja Ernestina Halili, e cila humbi të birin Kejdi Halili në një aksident me motor, ka postuar sot një poezi prekëse në “Facebook”. Kejdi Halili së bashku me mikun e tij Ergi Dini, këngëtar i ri, humbën jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e 21 nëntorit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Vargjet e ndjera të Ernestina Halilit:
T’randoi ai qerpik,
pa mujtë m’e hapë me m’thanë :
– Nanë, erdh Ora!
Nuk e dveta Zotin tem:
Pse?! Pse?! Pse?!
Se nan qerpik m’the:
-Nanë, mos dvet…!
Unë iu binda fjal’s tande,
Zotit tand e temit…!
Kajherë, dritë e synit tem,
mall po kam me t’pa,
me t’rrokë,
me ta puthë at sy qerpikgjatë,
terr si mbramja e të hanës…
Paj, dert mos ki!
Njatij tandit e temit,
njaty nelt,
nuk mundem m’i mbajtë mni!
N’lutje, t’mban nana n’gji…

