Pogradec/ Iu gjetën armë dhe municion në banesë, në pranga 44-vjeçari
Një 44-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi gjatë kontrollit të dy banesave të tij, policia zbuloi një armë zjarri automatike dhe municion luftarak që i mbante pa leje.
Operacioni i koduar “Befasia” u zhvillua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas informacioneve operative dhe veprimeve hetimore për identifikimin e rasteve të armëmbajtjes së paligjshme.
Gjatë kontrolleve në banesat e 44-vjeçarit, njëra në lagjen nr. 3 të Pogradecit dhe tjetra në fshatin Vërdovë, u gjet dhe u sekuestrua një armë automatike së bashku me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale, 44-vjeçari me inicialet B. B. u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

