Polici që shpëtoi protestuesin e PD nga djegia e molotovit që hodhi vetë!

Në protestën e 22 dhjetorit 2025 një protestues hodhi molotov që të digjte policët, por gabimisht molotovi i ra në këmbët e tij dhe mori zjarr në sekonda. Menjëherë një polic ndërhyri për të shuar flakët që do ti merrnin jetën protestuesit të Berishës.

Dhe shpëtoi!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” Inspektor Marsel Bicja, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për aktin e humanizmit dhe profesionalizmit të treguar gjatë ushtrimit të detyrës, ku me ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare shpëtoi jetën e një qytetari, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si një nga vlerat më të larta dhe misioni kryesor i Policisë së Shtetit”.
Certifikata iu dorëzua nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Inspektor Marsel Bicja, gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje për certifikatën dhe theksoi se veproi pa u menduar dy herë, pasi mbrojtja e jetës së qytetarëve është parësore për të dhe kolegët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesi i PD është gjallë falë Marsel Bicja. Por protestuesi akoma nuk ka shkuar ta falenderoj policin se i dha jetën përsëdyti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në foto: Protestuesi duke marrë zjarr

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?