Policia apel prindërve: Kontrolloni fëmijët për përdorimin e fishekzjarreve të rrezikshme

Në këtë marrveshje janë nënshkruar pikat lidhur me kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe të përdorimit të fishekzjarreve, ndaj dhe kanë filluar kontrolle nëpër dyqane të ndryshme të liçencuara si dhe në pika ambulatore që tregëtojnë këto produkte.

Të gjithë subjektet që tregëtojnë këto produkte sipas policisë duhet të plotësojnë standardet e lejuara, të punojnë dhe të tregëtojnë personat e autorizuar, si dhe të jenë të kujdësshëm për shitjen e tyre tek fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kontrllet e ushtruara në dyqane të ndryshme kryesisht në tregun “çam”, në tregun e” Medresesë” në zonën e “Unazës së Re”, deri tani janë bllokuar gjithsej rreth 14 pako fishekzjarre me përbërje dinamiti që janë rreth 700 copë fishekzjarre që kanë kapacitet të lartë shpërthimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me këtë plan-masash është menduar edhe për shkollat e ndryshme të kryeqytetit ku do të vendosen shërbime policore, në afërsi të cdo shkolle për të monitoruar me kujdes aktivitetet e tyre që do të organizojnë për festat e fundvitit.

Policia e Tiranës i bën apel çdo qytetari, çdo prindi të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre që do të përdorin fishkzjarreve me kapacitet të lartë shpërthimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?