Policia dhe FNSH kontroll blic, arrestohet pronari i basteve sportive (Video)

Policia dhe FNSH kontroll blic, arrestohet pronari i basteve sportive
21/10/2017 – 16:28

Pronari i një lokali bastesh sportive në Shijak u vu në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

37 vjeçarit, Selman Krasniqi, iu gjet gjatë kontrollit të lokalit që e kishte marrë me qira, një armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me 20 fishekë.

Policia thotë se “Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qera prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe Policia lokale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia lokale e mbështetur dhe nga Forcat e Policisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë ka ushtruar gjatë natës kontrolle të befasishme në akset rrugore, lokale e ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?