Policia e Elbasanit egërsohet me motorçiklistët

Policia e Elbasanit është egërsuar me motorçiklistët e këtij qarku, që duket se janë bërë problem i madh. Katër ndër pesë të ndaluarit vetëm të shtunën përfunduan në pranga për “Shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor”, për “Drejtim të mjetit pa leje drejtimi” dhe njëri prej tyre edhe për “Mosbindje të urdhërit të policisë së rendit publik”.

Të  arrestuarit janë:

M.H., 18 vjeç dhe Qemal Banka, 30 vjeç, të dy banues në Elbasan. Ata u kapën në rrugën “Aqif Pasha”

Swiss Digital Desktop Reklama

I treti është Resmi Muça, 24 vjeç banues në fshatin Godolesh. Ai u prangos në rrugën “Tomorr Tomi” u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motorçikletën pa leje drejtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

I katërti, po j i fundit, Brahim Rroma, 62 vjeç banues në fshatin Tunjë. Arrestimi i tij u bë më datë 20.10.2017 në Gramsh, pasi duke drejtuar një motorçikletë ‘Lifan”,a aksidentoi një grua 58-vjeçare nga Gramshi, Sh.T. e cila po ecte në rrugë  dhe disa minuta më vonë, kur u përmend, e pa veten në spital. Për fatim e mirë të Rromës, gruas nuk i rrezikohet jeta.

I pesti motorçiklist i shpëtoi përkohësisht prangave. Për 19-vjeçarin A.D nga fshati Mengel, kapur në lagjen “5 Maji” pa patentë dhe pa targa motori,   Policia i referoi materialet hetimore, Prokurorisë së Elbasanit për proçedim penal në gjendje të lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?