Policia e Shtetit njofton qytetarët: Të gjitha pikat kufitare që mbyllen me Greqinë dhe Maqedoninë

Policia e Shtetit ka njoftuar sot mbylljen e pikave kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pikat doganore me Greqinë në Kakavijë, Qafe Botë dhe Kapshtica, për arsye të parandalimit të COVID-19, do të mbyllen duke filluar prej orës 13.00. Policia thotë se nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi.

Edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit  janë mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Vendimi për mbylljen nuk vlen për kamionët e mallrave.

Njoftimi i Policia Kufitare

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët  se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafe Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19,  duke filluar prej orës 13.00,  nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi. Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët

Gjithashtu  Policia Kufitare bën me dije se  edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit  janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla , autobusëve dhe udhëtarëve, ndrësa qafë Thana vijon lëvizja normalisht

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave , të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Lexoni edhe

Ministria e Shëndetësisë: 42 raste me COVID-19

Rezultojnë pozitivë me koronavirus 2 pjesëtarë të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”

 

SHKARKO APP