Policia e Tiranës jep detaje: Si zbuluam tunelin me drogë afër Rinasit, 7 të arrestuar. Si i kishin ndarë rolet
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu në një deklaratë për mediat dha detaje rreth një operacioni të ndërmarrë mes bluve të kryeqytetit në bashkëpunim me ata të Durësit, ku u sekuestrua një sasi lëndësh narkotike.
Sipas drejtorit Veliu droga u zbulua në një tunel, përkatësisht 22 bimë të dyshuara kanabis dhe 146 kg kanabis në zonën e ndërmjet Valiasit dhe Fushë-Prezës.
Mariglen Kallari, 23 vjeç, organizator
Rexhino Kallari, 24 vjeç, organizator
Gazmir Sala, 45 vjeç, ndihmës
Bledar Sala, 26 vjeç, ndihmës
Denaldo Sala, 26 vjeç, ndihmës
Mehmet Domi, 18 vjeç, ndihmës
Janë proceduar 10 shtetas, të punësuar nga shtetasit e ndaluar.
Janë sekuestruar 220 rrënjë bimë kanabis, 146 kg bimë kanabis, një automjet furgon “Ford” për transport; 25 aparate celularësh.

