Policia greke arreston shqiptarin me 20 kg kanabis në bagazh

Më shumë se 20 kg lëndë narkotike kanabis është sekuestruar nga policia greke mëngjesin e sotëm (10 nëntor) në rrugën “Egnatia” në Janinë.

Policia ka arrestuar një 49 vjeçar shqiptar, i cili po transportonte sasinë e drogës.

Lënda narkotike ishte vendosur në pjesën e bagazhit të automjetit, me peshë totale 20 kg e 568 gram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia konfiskoi sasinë e drogës, mjetin, tre telefona celularë si dhe sasinë prej 350 eurosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari i arrestuar është dërguar pranë Prokurorisë së Prevezës, ku edhe do të caktohet masa e sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?