Policia italiane kërkon ekstradimin e një prej anëtarëve të bandës “Habilaj”

Pas arrestimit të Nazer Seitit si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, autoritetet Italiane kanë sjellë në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e tij në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur “Report Tv” ku mësohet se Italianët kanë sjellë kërkesën për esktradim ndaj këtij shtetasi, i cili është i hetuar si personi që kujdesej për financat e grupit kriminal dhe mbante llogaritë nga paratë që fitoheshin prej aktivitetit kriminal.

Kërkesa për ekstradimin e Nazer Seitit do të shqyrtohet të dielën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku po ashtu do të vlerësohet dhe masa për Armando Kocerrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë këtu se Kocerri u arrestua në flagrancë në banesën e tij pas kontrollit të ushturuar nga policia ku u gjetën 4 ton kanabis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuarit mbahen të të izoluar në drejtorinë e policisë Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?