Policia kontroll te lokali i djalit të Fatos Nanos

Policia ka proceduar penalisht djalin e ish -kryeministrit Fatos Nano. Sokol Nano është administrator i një lokali të njohur në zonën e ish -Bllokut. Procedimi ka nisur për shkak se në lokalin e tij janë gjetur punonjës të pasiguruar dhe nuk priste kupona tatimorë, tha një burim i policisë për lapsi.al. Lokali i tij ka qenë objekt kontrollesh të shpeshta ditët e fundit në Tiranë. Në fundjavë dhjetëra forca policie me uniformë dhe të armatosur mësynë në ambientet e lokalit për të kontrolluar për drogë, duke shkaktuar panik tek klientët. 11 persona u arrestuan në këtë operacion, pasi në total u gjetën 5 gram kokainë dhe 3 gram marijuanë, por të gjithë u lanë të lirë nga prokuroria dhe gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?