Policia kufitare arreston dy gomerë me drogë
Transportimi i lëndës kanabis sativa sic duket bëhet me e lehtë më gomerë, pasi policia kufitare kohët e fundit ka “vënë në pranga” më shumë gomerët, sesa pronarët e sasisë narkotike.
Dy gomerë janë pikasur nga policia kufitare e Sarandës ditën e djeshme. Ata ishin të ngarkuar me kanabiss ativa dhe po kalonin në kufirin shqiptar nga Qafë Boti.
Personi që kishte ngarkuar dy gomerët”>gomerët është larguar në momentin që ka vënë re se po ndiqej nga policia.
Gomerët ishin të ngarkuar me 52 kilogramë kanabis, ndërsa policia po mundohet të nxjerrë “informacionin” e nevojshëm për identifikimin e autorit.

