Policia mësyn në banesën e trafikantit, kapen armë, municione e hashash. Pranga 2 shpërndarësve të drogës në Tiranë

Zyrtarisht policia bën të ditur se sot nga Specialistët e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u finalizua operacioni “Brryli”, ku u godit një grup kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Mirjan Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:
-A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”;

Swiss Digital Mobile Reklama

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, E. Ç.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë falë informacioneve të marra, se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e “Brrylit”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mirjan Hoxha, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri, pushkë model 56
– Një krehër me 15 fishekë model 56
– 12 fishekë të kalibrave të ndryshme
– 13 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva
– Disa qese farmaceutike që shërbenin për të shpërndarë lëndën narkotike në doza.

Vazhdon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?