Policia ndërpret protestën kundër plehrave, aktivistët: Na dhunuan! Ndalohen dy djem

Policia ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në protestën duke ndërprerë protestën e nisur që mbrëmë para parlamentit kundër importit të mbetjeve.

Aktivistët kanë deklaruar se janë dhunuar nga policia, e cila ka hequr çadrat e tyre të vendosura që mbrëmë, pasi protestuesit e kaluan natën para parlamentit.

“Policia ndërhyri me dhunë. Na hoqi çadrat ku kaluam natën. U shoqëruan 2 persona, u goditën dhe u dhunuan. Na kanë arrestuar dy djem, një nga Kukësi dhe një nga Lushnja. Po protestonin kundër plehrave, janë në Komisariatin numër 1″, deklaruan protestuesit.

Mësohet se 2 aktivistët e shoqëruar janë Oltjon Zaka nga Lushnja dhe Mirel Elezi nga Kukësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvillimet nga protesta para parlamentit minutë pas minute
protesta-6
Ora 07:55 Besjan Pesha: Në orën 10:00 nisim protestën e madhe
Aktivisti i AKIP, Besjan Pesha, tha gjatë një prononcimi për Report TV se protesta kundër importit të mbetjeve s’do ndalet. “Ne po përgatitemi për një protestë të madhe në orën 10:00. Ne këtu do të qëndrojmë çdo natë. Nëse shtyhet ligji, pra nëse nuk kalon sot në Kuvend, ne do të jemi këtu çdo të enjte. Në varësi të asaj që do të ndodhë në parlament ne do të marrim një vendim”, tha Pesha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ora 07:40 Dy të ndaluarit janë shoqëruar në komisariatin nr.1
Protestues të AKIP kanë njoftuar se dy prej protestuesve janë ndaluar nga policia. është aktivisti Aulon Kalaja i cili shkruan në Facebook se dy protestuesit janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në Tiranë.  “URGJENTE. Na kane arrestuar dy djem, nje nga Kukesi dhe nje nga Lushnja. Po protestonin kunder plehrave, jane ne Komisariatin numër 1. Me urdhër primitiv te Edi Rames dhe Saimir Tahirit, cunat u goditen dhe u dhunuan.
Qytetare, ne jemi para Parlamentit…”
, shkruan Kalaja në Facebook.
protesta-1 protesta-4
Ora 07:30 Ligji i Mbetjeve nuk është në rendin e ditës të Kuvendit
Burime për Shqiptarja.com pranë Kuvendit bëjnë të ditur se dekreti i Presidentit për ligjin kundër “Importin e Mbetjeve” nuk është në rendin e ditës gjatë seancës së kësaj të enjte. Nuk dihet se cila është arsyeja e shtyrjes së këtij dekreti, por ky ligj ka qenë arsyeja që ka shtyrë përfaqësuesit e AKIP të mblidhen para Parlamentit prej natës së djeshme.

Ora 07:20 Protestuesit: Policia arrestoi dy aktivistë, ushtroi dhunë
Aleanca Kundër Importit të Plehrave vijon protestën maratonë para Parlamentit. Përfaqësues të AKIP janë shprehur se në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën dhe se ka arrestuar dy aktivistë.
protesta-2
Ora 02:00 Ironizon deputeti i PS, Braçe: S’ka fund Salillëku në këtë vend
Deputeti socialist Erjon Braçe ironizon Shoqërinë Civile dhe PD që i mbështet në protesta se në Kuvend nuk ka asnjë ligj për mbetjet, pasi është në fuqi ligji që ndalon importin e tyre.

Ai nënvizon se po bëjnë lojën e Berishës, ndërsa bën ironi me Mziun që bëri qytetar nderi të Kamzës presidentin e ri amerikan Donald Trump.

Postimi i deputetit të PS në rrjetet sociale:

Pashe ne lajme ca njerez qe te acaruar, duke i bertitur njeri tjetrit; po betoheshin se neser do bejne namin para Kuvendit, do rrine aty pa ngrene e pa fjetur, ne kembe, madje do shkulin leshte e do presin damaret,

nese neser do kaloje perseri ligji per importin e mbetjeve!! Ej, boll e autosugjestionuat veten!

Nesë muk ka asgjë të tillë në rendin e ditës!

Boll i mbushet mendjen vetes se do beni lufte e boll genjyet dynjane.

Sot që flasim, tani, nesër e në vijim, është në fuqi ligji që ndalon importin e mbetjeve!

E meqe eshte rasti;

Me lejoni tu them qe kete ligj nuk ua ka bere

Sali Berisha, Lulzim Basha etj.

E dyta, me thene te drejten me la pa fjale;

“Make Kamza Great Again”!

..arllek apo Salillek me te madh se ky, vec ne kete vend mund te gjesh, serish!!

Aaaa po, “again”!

Ora 01:30 Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit. 

00:52 Protestuesit: Do të qëndrojmë këtu gjithë natën
Protestuesit vazhdojnë që të qëndrojnë përpara parlamentit duke pritur mëngjesin e ditës së enjte me pankarta në duar duke kundërshtuar importin e mbetjeve.

23:58 Nertila Marku: Nuk do të lejojmë votimin e ligjit
Njëra nga aktivistet e AKIP, Nertila Marku shprehet për Report Tv se do të qendrojnë para parlamentit deri në rrëzimin e ligjit të mbetjeve.  – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/–39-mbetjet–39–vijon-protesta-e-akip-policia-shoq-ron-dy-aktivist–387292.html#sthash.t3MBRJl7.dpuf

23:30 Sazan Guri: Parlamentin do ta rrethojmë
Ambientalisti Sazan Guri, i pranishëm në protestën para parlamentit deklaron se kjo është beteja e të gjithëve pa dallim, kjo është finalja e finaleve, ia kemi borxh vetes tonë, familjeve tona, fëmijëve tanë.

Po kërkojnë, që jo ta kanabizojnë vendin, por edhe ta pleharizojnë. Parlamentarët nuk mund të tallen me të drejtat tona dhe fëmijët tanë. Parlamentin do ta rrethojmë nesër.

Nje grup djemsh dhe vajzash, do e gdhijme para parlamentit, per te mbrojtur Shqiperine nga plehrat.

Do jemi te bashkuar, per te pritur te nesermen, diten finale, kur ne Parlament do te votohet pro ose kunder ligjit te importit te plehrave ne Shqiperi.

Sot ftoj cdo njeri te lire dhe te zakonshem te ketij vendi, te djathte, te majte, te qendres, cdo media te jete bashke me ne, para Parlamentit.
Kjo eshte beteja e te gjitheve pa dallim, kjo eshte finalja e finaleve, ia kemi borxh vetes tone, familjeve tona, femijeve tane.
Nata do jete e gjate dhe e ftohte, keshtu qe merni batanije me vete dhe te bashkuar si asnjehere me pare te detyrojme politiken te votoje kunder plehrave!
Te Bashkuar Kunder Plehrave
”, shprehet Sazan Guri.  – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/–39-mbetjet–39–vijon-protesta-e-akip-policia-shoq-ron-dy-aktivist–387292.html#sthash.t3MBRJl7.dpuf

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?