Policia ndjek Noizyn s’e siu bind urdhrit, mbahet 6 orë në komisariat

Shoqërohet në polici Rigers Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy. Ai është ndaluar nga policia e Durrësit ditën e djeshme në në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa ,duke drejtuar  mjetin tip Benz  me targa AA 517 MT

“Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit  dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve  të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat”

Swiss Digital Mobile Reklama

 Menjëherë efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?