Policia operacion blic në 12 qarqet, 205 pika kontrolli në gjithë vendin

Policia e Shtetit ka ndërmarrë gjatë mesditës së sotme një operacion blic të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Mësohet se operacioni ka nisur në orën 12:00 dhe zgjat deri në orën 13:30 minuta.

Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit,  FNSH e Shqiponjat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë operacion blic janë angazhuar rreth 1200 punonjës policie në total në 205 pika kontrolli në gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se “aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit”.

QARKU TIRANË:

350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë

QARKU DURRËS:

120 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë

QARKU LEZHË:

100 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot

QARKU  SHKODËR:

80 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës

QARKU KUKËS:

50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has

QARKU DIBËR:

50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë

QARKU ELBASAN:

80 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas

QARKU KORÇË:

80 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik

QARKU FIER:

80 punonjës policie në 17 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh

QARKU GJIROKASTËR:

60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj

QARKU BERAT:

60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë

QARKU VLORË:

90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?