Policia shtrin në tokë tre trafikantë nga Mirdita, sekuestron armë e drogë gati për shitje (Emrat+Video)
Policia e Lezhës ka mundur të arrestojë tre persona në kuadër të operacionit të koduar ‘Muzgu” të cilët po transportonin 4 kilogram kanabis në disa çanta të zeza, ndërsa me vete mbanin edhe armë.
Në video duket momenti kur policët i shtrijnë në tokë trafikantët, në fshatin Zall-Xhuxh, në afërsi të rrugës së Kombit. “Në cilësinë e provës iu sekuestruan një çantë sportive me ngjyrë të zezë dhe në brendësi të saj ndodhej një qese e mbushur me lëndë të dyshuar narkotike cannabis – sattiva me peshë 4 kg të cilën e kishin bërë gati për shitje si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT me 2 krehëra me 14 fishekë dhe 4 celularë të ndryshëm ”.
Të arrestuarit janë:
* Frrok (Çup) Ndoj, 34 vjeç, banues në Mirditë
* Nikolin Ndoj, 38 vjeç, banues në fshatin Mirditë
* Aleksander Domgjoni, 52 vjeç, banues në Mirditë
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
/BW

