Policia tenton të shoqërojë në komisariat 48 vjeçarin, kundërshton me dhunë
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë, kur ky i fundit ka ndërhyrë për të shoqëruar në komisariat pas një konflikti që pati me një drejtues mjeti.
Policia sqaron se: Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin Artur Daja, 48 vjeç, banues në lagjen ‘’Skënder Libohova ‘’ Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ‘’Çlirimi’’, ka kundërshtuar me dhunë Ndihmës Specialistin e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Lushnje, i cili ka ndërhyrë për të shoqëruar këtë shtetas në komisariat pas një konflikti që shtetasi Artur Daja kishte me një drejtues mjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.

