Policia zbardh sherrin masiv në Elbasan, ja kush janë të plagosurit

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku mbeten të plagosur 3 persona pas një konflikti me armë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka pasur konflikt mes 4-5 personave të cilët kanë qëlluar me armë zjarri dhe me mjete të forta.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Elbasanit mori njoftim se në një lokal në fshatin Bradashesh ka patur konflikt dhe të shtëna me armë zjarri ndërmjet disa personave. Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe kanë mbërritur në vendngjarje, si dhe u ngritën pikat e kontrollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka konstatuar se në konflikt ishin përfshirë 4- 5 persona.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur tre persona nga këta, dy me armë zjarri e një me sende të forta dhe konkretisht:

K.GJ, është plagosur me armë zjarri.

H.C është plagosur me armë zjarri.

Si dhe shtetasi A.Gj është dëmtuar me sende të forta.

Shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti dyshohet të ketë nisur midis shtetasve A.Gj dhe H.C.

Shtetasit A.Gj dhe K.GJ rezultojnë rezident në Angli.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë popunojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?