Pollo: Dhënia e licencës së 4 Digitalb nga Gentian Sala, shpërdorim detyre

Kreu i komisionit të edukimit dhe të medias, Genc Pollo thotë se dhënia e licencës së katërt numerike për kompaninë Digitalb, është jo vetëm skandal për lirinë e medias, por edhe vepër penale shpërdorim detyre.

Gjatë një reagimi, Pollo thotë se duke i dhënë vetëm një kompanie dyfishin e licencave që gëzon me ligj TVSh krijohet një monopol mediatik në televizione që fare lehtë mund të komandojë linjën editoriale të gjithë kanaleve tv

Pollo: Lëshimi kompanisë DIGITALB i licencës së katërt kombëtare numerike nga Gentian Sala dhe tre anëtarë të Keshillit të AMA-s (të gjithë të nominuar nga PS-LSI) është jo vetëm një skandal me pasoja të rënda për lirinë e medias e demokracinë por edhe një vepër penale (shpërdorim detyre).

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke i dhënë vetëm një kompanie dyfishin e licencave që gëzon me ligj TVSh krijohet një monopol mediatik në televizione që fare lehtë mund të komandojë linjën editoriale të gjithë kanaleve tv, të cilat do të jenë të detyruara të mbarten tek Digitalbi, në favor të vetes e në favor të padrinos politik Rama. Duke i dhënë një kompanie kaq licenca shkelet me dy këmbë neni 62 i ligjit të medias (siç ishte e siç është) që ndalon që një apo shumë licenca kombëtare t’i ketë një pronar i vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke e marre vendimin me shumicë të thjeshtë G. Sala, P.Misha, G, Gjipali e Z.Bregu shkelën qartë ligjin e medias që parasheh shumicë të cilësuar për leshimin e licencave. Ashtu sikur edhe Rama, me 71 vota në Kuvend, të ndryshonte Kushtetutën e të shpallej sulltan. Në këtë fazë anulimin gjyqësor i këtij vendimi mbetet urgjencë.

Po ashtu edhe ndjekja penale e banditëve me ofiq duhet të bëhet sa me shpejt. Shtatë deputetë të Komisionit të Medias, të djathtë e të majtë, i shkruajtën Prokurorit të Përgjithshëm para pak ditësh. Sot para faktit të kryer është koha për hapa të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?