Pr.ligji për mbrojtjen e kafshëve, reagon këshilltari i ish-ministrit Saimir Tahiri

Pas diskutimeve në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve për një projektligj të dorëzuar nga ish-deputeti i PS, Saimir Tahiri, për mbrojtjen e kafshëve, kanë ardhur edhe reagimet e para. Erlis Hereni, këshilltar i Tahirit në kohën kur ishte ministër i Brendshë, thotë se është për t’u përshëndetur inistiativa e parlamentarëve socialistë për ta çuar para këtë projektligj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai sqaron edhe se çfarë parashikonte në atë kohë propozimi i ish-ministrit Tahiri sa i takon ndërhyrjeve në legjislacion.

REAGIMI I PLOTE
Ne fakt, propozimi, si ne cilesine e Ministrit po ashtu edhe ne ate te deputetit, ka patur qellim nderhyrjen ne legjislacion jo vetem per mbrojtjen e miqve tane me 4 putra, por gjithashtu edhe nderhyrjen parandaluese ne rrugen qe ndiqet nga shume dhunues “ne formim”; te cilet nisin duke keqtrajtuar apo vrare kafshe si test, per tu zhvilluar ne dhunues apo vrases te familjareve, te njohurve apo te panjohurve!

Swiss Digital Desktop Reklama

Doemos qe, kur nje projekt shtyhet gjate ne kohe, vete koha mund ta gjeje te nevojshme qe te amendohet, plotesohet, permiresohet, persoset sipas nevojave te reja ashtu sic e pershkruan vete filozofia e evolimit te legjislacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj, eshte per tu pershendetur inistiativa e parlamentareve socialiste per ta cuar para kete projektligj … sado “i pluhurosur” qofte!

Por meqe jemi ketu, do ishte mire qe kushdo te marre persiper te relatoje apo mbeshtese kete projektligj, te luftoje po aq fort edhe per dy ndryshimet e tjera te propozuara po aty:

1. “Vrasjen Rrugore” – ku drejtuesit e mjeteve qe shkaktojne aksidente me pasoje vdekjen, nen efektin e alkolit apo substancave narkotike duhet te denohen si VRASES jo si shkaktare aksidenti.

2. “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” – (shoqeruar me nje ligj te posacem per Dorgat ne Republiken e Shqiperise) ku te saktesohet nje here e mire pergjegjesia penale e perdoruesit te substances narkotike nga kush e prodhon e shet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?