Pranga babait, ngacmoi seksualisht dy fëmijët e mitur, veprime të turpshme ndaj ish-gruas
Aktualitet E Enjte, 6 Maj 2021 14:34
Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 7 vjeç.
Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Denis Sh., banues në kryeqytet, i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, dyshohet se ka ngacmuar në banesë fëmijët e tij me inicialet A. SH., 7 vjeç dhe U. Sh., 6 vjeç.

