Pranga dy pedagogëve të Universitetit të Shkodrës, akuza për korrupsion

Policia e Shkodrës ka arrestuar pasditen e sotme 2 pedagogë të Historisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar pedagodët Roakin Daberdaku dhe Simon Lufi. Gjithashtu nbë pranga kanë përfunduar edhe 3 studente dhe një përgjegjës rojesh private.

Mësohet se për të gjithë personat që janë arrestuar kishte urdhër ndalimi nga prokuroria e Shkodrës. Ata dyshohen për korrupsion në dhënien e notave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shkodrës nuk ka dhënë ende detaje për hetimet dhe arrestimin e personave në fjalë, por mësohet se hetimi ka nisur prej kohësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?