Pranga të riut, dhunoi babain dhe vëllain, grushteve s’i shpëton as komshiu
Një 33-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, por edhe një komshiu. Ngjarja në fjalë ndodhi në lokalin e shtetasti E. Gjika, në lagjen ‘Llukan Prifti’ në Kuçovë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra Kevin Gjika.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 30.10.2017, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.Gj., 33 vjeç, banues në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lokalin e vëllait, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait Th.Gj, 68 vjeç dhe vëllait të tij E.Gj, 37 vjeç, duke shkelur edhe urdhrin e mbrojtjes që Gjykata kishte lëshuar për babain dhe vëllain e tij, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë fizike edhe më parë ndaj tyre.
Gjithashtu shtetasi K. Gj. ka kanosur me fjalë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj shtetasit J.K, banues në Kuçovë, komshi i tij, i cili kishte ndërhyrë për të stabilizuar situatën e krijuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, ”Kanosje” dhe “Prishja e Qetësisë Publike”, parashikuar nga nenet 130/a, 321/2, 84,dhe 274 të Kodit Penal.

