Prangoset një tjetër durrsak i shpallur në kërkim nga Italia për drogë. Ja emri

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga.

Arrestimi është bërë në Durrës, ku policia ka bërë të ditur se Eduart Daiu, 57 vjeç është arrestuar.

57-vjeçari mësohet se ishte i dënuar nga gjykata e Milanos me 16 vite burg, ndërsa i kanë mbetur për të vuajtur edhe gati 7 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daiu duhet të vuajë dënimin, pasi është i dënuar për trafik droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë së Durrësit: 
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

• Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.

Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.

I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?