Prapaskenat, 12 orët e bisedimeve mes Bushatit dhe Kotzias: Çfarë u diskutua në Kretë…

Përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes dita e parë e bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë lidhur me çështjet dypalëshe.

Për më shumë se 12 orë kanë zgjatur diskutimet në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati, në Kretë.

Me mbi 300 faqe material nga arkivi i MPJ dhe Arkivit të Shtetit, dokumente historike, harta të të gjitha natyrave dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, pala shqiptare është paraqitur në këtë takimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshira për mbylljen përfundimtare të një sërë problemesh që prekin marrëdhëniet dypaleshe, duket se është edhe çelësi i zgjidhjes për disa prej temave, për të cilat dy ministrat nuk kanë dashur të publikojnë detajet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të larta diplomatike greke i thanë Top Channel se në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha temat dhe ditët në vazhdim priten rezultatet konktrete.

Gjatë mbrëmjes diskutimet u spostuan në një restorant, ku dy delegacionet kanë patur një darkë pune.

Gjatë paradites së të shtunës pritet të diskutohen edhe temat e tjera të mbetura, siç është ligji i luftës dhe zonat e minoritetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?