Prefektura e Tiranës nderohet në Itali me “Medaljen e Mirënjohjes”

Prefektura e Qarkut Tiranë është vlerësuar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Bashkia e Porto Sant’Elpidio në Itali, në kuadër të 40-vjetorit të Forcave Vullnetare të Emergjencave Civile.

Lajmi është bërë i ditur nga Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe detaje nga ceremonia zyrtare e zhvilluar në rajonin Marche.

Në emër të Prefektit të Qarkut Tiranë, në ceremoni mori pjesë Fatos Veliu, Shef i Sektorit të Emergjencave Civile. Gjatë aktivitetit, institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë iu akordua “Medalja e Mirënjohjes”, si vlerësim për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e konsoliduara mes strukturave të emergjencave civile të dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat Vullnetare të Emergjencave Civile të Porto Sant’Elpidios kanë një përvojë 40-vjeçare në menaxhimin e situatave emergjente, ndërsa bashkëpunimi me strukturat shqiptare është forcuar veçanërisht gjatë përballimit të situatave të vështira, përfshirë tërmetin dhe pandeminë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në postimin e tij, Hajdari ka vlerësuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se përvoja e përbashkët dhe solidariteti janë një bazë e rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy strukturave.

“Bashkëpunim, koordinim dhe solidaritet për një reagim sa më efektiv në mbrojtje të qytetarëve”, është mesazhi nga Prefektura e Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?