Presidenca ndriçohet me ngjyrat e flamurit italian
Institucioni i Presidentit të Republikës është ndriçuar sot me ngjyrat e flamurit kombëtar italian. Në këtë mënyrë, Presidenti Ilir Meta ka shprehur solidaritetin me Italinë që po kalon momente tepër të vështira për shkak të pandemisë COVID 19.
Shqipëria dërgoi disa ditë më parë 30 mjekë dhe infermierë për ti ardhur në ndihmë Italisë në situatën e rëndë që po kalon.
“Itali jemi me ty! Të bashkuar do t’ja dalim. Do të shkojë gjithça mirë!”,– shkruan Presidenti në mesazhin e tij në italisht.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1083385605359537/