Presidenti A.Frangaj i dorëzon Rozana Radit kupën fituese të festivalit (Video)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=WwPWD2ystzQ” width=”560″ height=”315″]
Rozana Radi është fituesja e çmimit të parë të festivalit “Kënga Magjike 2016”.
Anxhela Peristeri ka fituar çmimin e dytë. Ndërsa Arilena Ara ka fituar çmimin e tretë me këngën “Nëntori”. Ajo fitoi edhe trofeun e “Best Balad”, të cilin ia kushtoi këngëtarit Ergi Dini, që humbi jetën në një aksident me motor.
Kënga fituese, “Ma thuaj ti”, mori vëmendje të madhe në prezantimin e “Këngës Magjike, 2016” me t’u shfaqur para publikut. Rozana përveç çmimit të madh në “Kënga Magjike” arriti të marrë edhe trofeun “Best artist on web”.
Rozana Radi është aktore, këngëtare dhe autore e shumë teksteve këngësh. Kupen e festivalit ia dorëzoi Presidenti i Tv Klan Aleksandër Frangaj.

