Presidenti Meta: Falsifikime të tjera të Kuvendit për Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat denoncoi vendimin e Kuvendit për ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve të gjykatave kryesore.

Presidentit Meta denoncoi falsifikime të tjera të Kuvendit lidhur me këto ndryshime ligjore. Kreu i shtetit tha se procedura e miratimeve të ndryshimeve ligjore është kritikuar nga institucionet, të cilave, Kuvendi u ka kërkuar mendim. Presidenti përmendi qëndrimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Shkollës së Magjistraturës, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Presidenti Meta tha qëndrimi i Komisionit të Ligjeve është një mashtrim i pastër, pasi vet këto institucione kanë deklaruar se nuk kanë dhënë asnjë mendim për dy ligjet. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat kreu i shtetit theksoi se askush nuk duhet të jetë në alert, pasi manifesti do të jetë paqësor dhe gjithëpërfshirës. Po ashtu ai theksoi se të vetmit në alert janë puçistët, ndërsa shtoi se nuk do të habitej nëse të hënë dilte lajmi se tek pallati pranë Presidencës dy persona janë prekur nga koronavirus.

Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më paqësor, më demokratike më gjithëpërfshirës dhe vetëm kuq e zi në 2 mars. Për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që kanë dëshirë dhe që e ndjejnë se zëri i tyre duhet të dëgjohet. Pasi Kushtetuta është dokumenti themeltar për mbrojtjen e saj. Mund t’ju informoj se me kërkesën time, me shumë të drejtë ju ka informuar dhe zoti Blushi, dje jam takuar ne drejtues të policisë së shtetit. Kemi komunikuar dhe me persona përgjegjës, për të realizuar një manifestim sa më të mrekullueshëm, me sa ma pak policë që angazhohen në mbrojtje të institucioneve. Me qindra dhe mijëra vullnetarë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për të dhënë ndihmë për të sjellë festën e demokracisë, të triumfit mbi Tiraninë që tenton të vendosë frikën. Kemi një problem të madh, pasi pjesëmarrja e qytetarëve të huaj që jetojnë në vendin tonë, do të jetë e lartë. Shumë prej tyre më kanë konfirmuar se do të jenë pjesë. Kemi problem se shumë prej tyre duan që të dëgjohën. Ata janë mjaftë të shokuar nga niveli i sundimit të ligjit. Do të bëjmë çdo gjë që zëri i tyre të dëgjohet. Asnjë lloj shqetësimi, përkundrazi të gjithë janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet që do të japim herë pas here. Do të ketë të reja të vazhdueshme. Me dhjetra shqiptaro-amerikan kanë mbërritur dhe disa qindra do të jenë deri të hënën në drekë këtu. Nga Anglia, nga Kanadaja, mes tyre dhe shumë prej tyre po vinë. Alert, alert ka vetëm për grupin puçit. Për asnjë tjetër. Kush e ndjen veten puçist, është i alertuar”,- tha Presidenti Ilir Meta.

I pyetur mbi arrestimin e botuesit Henri Çili, Presidenti Meta u shpreh: “Cilido që ka probleme me ligjin, duhet të përballet parapara organeve të drejtësisë. Presidenti i republikës duhet t’i drejtohet popullit. S’do habitesha që për shkak të alertit të pushtetit puçist, më falni që po iu përmend emrat, por meqë kanë lidhje me Italinë, se zoti Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, u arrestuan, sepse dyshohet se drejtojnë organizatat e Camorra-s dhe Ndrahgetës. Ashtu sikur s’do të habitesha sikur të hënë në mëngjes të dilte një lajm që tek pallati pranë Presidencës u zbuluan dy persona me coronavirus. Kështu që alerti është në vend tjetër, për të krijuar ngjarje dhe fokuse, të cilat duan të shmangin një çështje shumë më të madhe, me të cilën është bashkuar tashmë çdo qytetar i ndershëm dhe me dinjitet në këtë vend. Zërin e të gjithit do ta dëgjojë Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike”,- tha Meta.

 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/650843982384916/

SHKARKO APP