Presidenti Meta: Kur institucionet bien ngrihet populli (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka marrë fjalën në manifestimin për mbrojtjen e Kushtetutës duke deklaruar se ulet në gjunjë para popullit dhe para flamurit kombëtar.

Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit, ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si Presidentit juaj, për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve”,- tha kreu i shtetit.

Kreu i shtetit tha se askush nuk mund të qëndrojë larg kësaj që po ndodh me Shqipërinë. “Jemi këtu sepse Shqipëria është ndarë në dy botë. Ne atë të popullit kuq e zi dhe në atë të grupit që përfaqëson një botë të erret, tradhtare, puçistë te oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë. Unë si President i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, pa dekrete për konçesion, që i kanë vetëm një qëllim, grabitjen e Shqipërisë, ata tani kërkojnë edhe rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që oligarkët të fitojnë sa më shumë dhe krimet e tyre Kushtetuese të mbeten të pandëshkuara. Jemi këtu sepse asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu, për t’u vendosur përballë sot, me nisjen e Pranverës së kuqezi, unë si Presidenti I Republikës dhe ushtari i parë i Republikës, kundër grushtit të shtetit. Pse Presidenti thirri popullin, sepse i shteroi të gjitha përpjekjet institucionale për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti thirri popullin sepse po i vidhet çdo ditë ajo që Zoti i ka dhënë të gjithë shqiptarëve, sepse kemi drejtësi me regji, që godet të varfëritë, të pambrojturit dhe garanton paprekshmërinë e klaneve pranë sektit që ka zaptuar shtetin. Borxhet po ritën në mënyrë katastriofike dh epo i paguani jo me pa të drejtë. Sepse skandalet që e denoncon KLSh, prej miliarda eurosh bien në vesh të shurdhët për qeverinë, Kuvendin dhe Drejtësinë që fle, sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta, oligarkët kontrollojnë parlamentin”, tha Presidenti Meta

(Lajmi në përditësim)

Lexoni edhe…

https://www.facebook.com/kohajone/videos/203533227722245/

SHKARKO APP