Presidenti Meta: Mashtrimi i Rilindjes me letrën e komisionerit të KE
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat u është përgjigjur akuzave të kreut të qeverisë Edi Rama për letrën e dërguar në Komisionin Europian.
Presidenti Meta u shpreh se letra që ai i ka dërguar komisionerit për zgjerimin në KE është keqinterpretuar dhe servirur në media nga PS, si një letër kundër hapjes së negociatave.
Presidenti tha se qëndrimi i tij ka qenë i qartë, letra është publike dhe nuk ka asnjë qëndrim kundër integrimit, por sqarim për debatin mbi Gjykatën Kushtetuese.
Për të shmangur çdo keqkuptim, kreu i shtetit ka lexuar dhe letrën për komisionerin e KE.
“Ju bëj edhe njëherë të qartë letrën, për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një çështje kaq kritike, siç është integriteti i Gjykatës Kushtetuese. Në formulimin e bërë krijohej përshtypja sikur problemi ishte bërë nga interpretimi i Presidentit. I dashur z.komisioner, zyra juaj lëshoi dje një paketë të zgjeruar, e mirëpres përkushtimin dhe përpjekjet në mbështetje të integrimit të vendit tim. Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesim çeljen e negociatave”, tha Presidenti Meta.
Akuzat e Ramës ndaj Presidentit sot në Twitter
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Twitter kundër Presidentit tha: “Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin pro dhe Presidentin e vet kundër vendit e kundër vetë Brukselit.. Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin.. Shqipëria mund ta marrë, mund të mos e marrë Po-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”,- shkruan Rama në Facebook.
#Albania #IlirMeta #Constitution https://t.co/7Oj7YMVwMa
— Koha Jonë (@GazetaKohaJone) March 5, 2020
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2482991568685160/
KOHA JONË SONDAZH

