Presidenti Nishani dekoron Kristaq Kumen me titullin “Mjeshtër i Madh”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi z.Kristaq Kume, titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së shquar në fushën e kërkimit shkencor dhe të punës së tij të përkushtuar për zhvillimin bashkëkohor të ekonomisë bujqësore e blegtorale në vendin tonë, si dhe në përgatitjen e kualifikimin e brezave të rinj në fushat gjenetiko-matematike dhe në atë zooteknike”.
Në një status në facebook, vetë z.Kume, ka ndarë me miqtë e tij, momentet emocionale gjatë dekorimit. Nuk kanë munguar faleminderit sidomos për profesorët, kolegët, familjen e një falenderim special për bashkëshorten.
Për zonjën e tij, z.Kume i drejtohet me fjalët:” Faleminderit Violeta, shoqja ime e jetës. Pa ty, pa përkushtimin tënd, kujdesin, nxitjen dhe pa energjinë tënde që kurrë nuk shterr, vështirë se do te kishte në jetën time një ditë si kjo”. Një falenderim ka shkuar edhe për kreun e shtetit, për vlerësimin e lartë.
Mesazhi i plotë
“Dite e vecante per mua. Presidenti i Republikes me nderon me titullin e larte “Mjeshter i madh”. Falenderim e mirenjohje per te gjithe koleget, qe se bashku , ne vite jemi perpjekur per te bere me te miren. Mirenjohje e vecante per Akademik, Prof.Dr. Teki Tartarin, njeriun qe mu ndodh prane , me keshilloi dhe me nxiti per punen ne fushen e zooteknise e metodave gjenetiko-matematike. Prof. Kristian Bukuroshin e pata sot prane megjithe largesine e madhe gjeografike. Faleminderit profesori i im qe nuk e kurseve asnjehere mbeshtetjen dhe keshillen per mua. Faleminderit Violeta, shoqja ime e jetes. Pa ty, pa perkushtimin tend, kujdesin, nxitjen dhe pa energjine tende qe kurre nuk shterr, veshtire se do te kishte ne jeten time nje dite si kjo. Faleminderit z. President per vleresimin e larte qe me kushtove”, shkruan z.Kume, ne facebook.


