Presidenti rrëzon ligjin “Anti KÇK”: Shkel të drejtat e njeriut dhe cenon pavarësinë e institucioneve

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, i njohur ndryshe me emrin “Anti KÇK”.

Në argumentet juridike Presidenti vlerëson se ligji bie ndesh me të paktën 7 parime kryesore Kushtetuese. Sipas dekretit të kreu të shtetit ligji; tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave, shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës.

Gjithashtu, ky ligji bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. “Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në argumentet e kreut të shtetit.

SHKARKO APP