Prigozhini deklarohet i vdekur
Autoriteti ajror civil, Rosaviatsia konfirmoi: Mes pasagjerëve ndodhej kreu i trupës Wagner, Prigozhin. Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock paralajmëroi nga spekulimet. “Nuk mund të nxjerrim përfundime të shpejta.”
Autoriteti ajror civil, Rosaviazija konfirmoi, se mes pasagjerëve ndodhej kreu i trupës Wagner, Prigoshin. Mes 10 pasagjerëve të avionit Embraer ndodhej krahas Prigoshin edhe komandanti i trupave, Dmitri Utkin. Në një kanal në Telegram të trupës, Wagner thuhej se Prigoshin ka vdekur. Sipas të dhënave të agjencive ruse të lajmeve avioni privat i kreut të trupës mercenare Wagner është rrëzuar u tha.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock paralajmëroi nga spekulimet. Rrëzimi i avionit ka vetëm disa orë, prandaj “nuk mund të nxjerrim përfundime të shpejta”, tha politikanja e gjelbër për radion gjermane, Deutschlandfundk. Ky rast thekson, se “një sistem, një fuqi, një diktaturë, që është ngritur mbi dhunën, njeh nga brenda vetëm dhunën.” Këtë e kemi parë në “mënyrë të trishtë, dramatike në vitet e kaluara, ku opozitarë, gazetarë, ku njerëz të thjeshtë, kanë rënë nga dritaret ose janë helmuar.”
Në afërsi të fshatit Kushenkino në rajonin rus Tver u rrëzua avioni privat, i cili sipas të dhënave zyrtare i përkiste shefit të trupës mercenare, Jevgeni Prigoshin. Sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes nga Katastrofat në bord ndodheshin dhjetë vetë, ndër ta tre pjestarë të ekipazhit. Avioni fluturonte nga Moska për në St. Petersburg.
Nuk ka ende deklaratë zyrtare, se si ka ndodhur rrëzimi i avionit. Kanali telegram Grey Zone i afërt me grupin ëagner pretendon, se avioni i Prigoshinit është qëlluar nga një raketë ruse e mbrojtjes kundërajrore. Prova bindëse për këtë nuk ka. Në kanalin e telegramit Baza, i i përket policisë ruse, njoftohet duke iur eferuar edhe faqes së internetit flightradar24.com, se avioni përpara se të rrëzohej nuk kishte kaluar në fluturim zbritjeje – po ai u zhduk nga radarët sapo arriti lartësinë.
Një avion tjetër privat, që gjithashtu i përket Prigoshinit dhe që ishte nisur pak pas rrëzimit të avionit në Moskë, e ndërpreu menjëherë fluturimin duke u kthyer në Moskë.
Nga Afrika kthim në Rusi?
Më 21 gusht Jevgeni Prigoshin për herë të parë që pas kryengritjes së trupës Wagner u paraqit sërish me një video-mesazh në kanalin e tij telegram. Në të ai premtoi, se do ta bëjë Rusinë më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën më të lirë. Prigoshin në këtë video është i veshur me uniformë zbuluesi dhe i ndodhur në shkretëtirë mban një armë në dorë. Në distancë qendrojnë burra të armatosur. Nuk është verfikuar ende, nëse kjo video vërtetë është realizuar në Afrikë.
Gazetari rus Andrej Saharov konfirmoi, se në ditën e rrëzimit të avionit Prigoshin vërtetë po kthehej nga Afrika për në Rusi.
Fillimisht pati paqartësi nëse Prigoshin vërtetë ndodhej në avionin e aksidnetuar. Fakti që emri i tij ndodhej në listën e pasagjerëvë të avionti të rrëzuar nuk nënkupton patjetër, që ai edhe të ketë qenë në bord. Për shefin e Wagner dihet që ka sozi, e madje me të njëjtin emër dhe datëlindje si vetë Prigoshin.
Po ashtu nuk është hera e Parë që Prigoshin thuhet se ka humbur jetën nga rrëzimi i një avioni. Ngjashëm ka ndodhur në vitin 2019 kur gjoja avioni i tij u rrëzuar në Kongo. Atëherë humbën jetën dy shtetas rus, por Prigoshin vet nuk ndodhej në bord.
Reagimet nga Rusia
Komiteti i hetimit i Federatës Ruse pas rrëzimit të avionit nisi hetimet. Rosaviazija gjithashtu njoftoi, se kanë procedurat e hetimeve për shkaqet e rrëzimit. “Të gjitha opcionet e rastit”, bëhet me dije “do të merren në konsideratë, duke përfshirë ndihmëspilotin, dështimin teknik dhe influenca të jashtme”.
Disa gazetarë duke iu referuar burimeve të tyre qysh herët mbrëmjen e së mërkurës në rrjetet e tyre sociale shkruajnë, se Prigoshin ka qenë vërtetë në bord dhe është njeri ndër viktimat.