Prindërit e të riut që vrau taksistin në Kavajë: Djalin ta pushkatojnë nëse e ka bërë krimin
Pas ngjarjes së rëndë në qytetin Kavajës, kur një i ri i preu me thikë fytin taksistit 65-vjeçar Idriz Karriqi për t’i marrë makinën, kanë reaguar prindërit e autorit Musa Saraçi.
Të shokuar ata thonë se nëse djali i tyre e ka bërë këtë akt, duhet ta pushkatojnë. “Mbrëmë natën erdhi policia ta marrë djalin. Shteti të marrë masa të rrepta nëse ai e ka kryer këtë krim,” thanë prindërit e 24-vjeçarit për Neës24. Ata gjithashtu shprehen se nuk ishin në dijeni të faktit se djali i tyre përdorte drogë.
Trupi i taksistit Karriqi u gjet sot i vdekur në pyll në fshatin Greth të Kavajës. Policia shoqëroi 24-vjeçarin Musa Saraçi si të dyshuarin kryesor për vrasjen, pasi dyshohej të kishte qenë klienti i fundit i taksistit. “Nuk e njihja dhe as kisha gjë me taksistin. E bëra vetëm se më duheshin lekët. Nuk doja ta vrisja por ndodhi” tha Musai
Saraçi pasi vrau dhe i mori sendet personale shiti makinën e Karriqit në një varrezë makinash për 300 mijë lekë të vjetra. Burime të policisë bënë me dije po ashtu se i riu ishte përdorues droge.

