Pritshmëritë për 2020-ën, Demalia pesimist: Klasa politike është e konsumuar
Viti 2019 ishte zhgënjyes politikisht, por i tillë pritet të jetë edhe 2020-ta. Analisti Ilir Demalia në një lidhje me skype për Ora News shprehet pesimist, pasi sipas tij klasa politike është e konsumuar.
Ilir Demalia: Unë mendoj që e gjithë kjo ka ardhur sepse kjo klasë politike është e konsumuar si moralisht edhe si në aspektin e asaj që mund të ndërtojë diçka të re, një shtet me institucione të forta dhe funksionale të pavarura dhe një shtet të së drejtës. Kjo plus gjendja ekonomike, krimi i organizuar i lidhur me oligarkët që ka kapur të gjithë segmentet e shtetit të lënë pesimist, megjithatë të shpresojmë.
Analisti Demalia tha se në kushtet aktuale nuk ka shtet, pasi nuk ka parlament të mirëfillte dhe bashkitë janë të zaptuara nga rilindja.
Ilir Demalia: Nga çka shoh dhe nga çka kemi para kemi një shtet që nuk mund të quhet më shtet, nuk është shtet se nuk ke parlament. Ke bashki të zbatuara nga një forcë që quhet rilindje, nuk është më forcë politike port është sekt, sekt hajdutësh. Shoqëria është e paralizuar, nuk ka një lëvizje të shoqërisë civile, të ndërgjegjes qytetare, intelektuale, të cilët janë totalisht të mefshtë, totalisht të paaftë.
Demalia vijoji më tej duke thënë se zgjidhja e krizës politike nuk mund të vijë vetëm nga dy njerëz. Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme mund të bëhen, por ajo që ka rëndësi është se çfarë zgjidhje mund të sjellin.