Projekti i aksit rrugor “Elbasan-Qafë Thanë”, Rama publikon pamjet e punimeve

Kreu i qeverisë ka publikuar fotografitë e punimeve për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Aty duket se vijon puna për ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.

Rama thotë se është aks që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend. Itinerari është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?