Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 16:01 Kontrata e Maran rinovohet automatikisht, Shqipëria në play-off Kontrata e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, rinovohet automatikisht pasi Shqipëria siguroi fazën play-off për Europianin, pavarësisht rezultateve të vitit 2027.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” nxit debate

Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” nxit debate

Aktualitet
E diel, 28 Prill 2024 19:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik së fundi një projektligj mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Projekti ka ngjallur debate mbi disa risi lidhur me procedurat e terapisë së riprodhimit mjekësor të asistuar, që aktualisht nuk janë të rregulluara plotësisht nga ana ligjore. Profesionistë të fushës së mjekësisë thonë për Zërin e Amerikës se projektligji ka mangësi dhe nuk trajton në thellësi problematikat që lidhen me fetusin dhe nënën. Një moment mjaft i diskutueshëm lidhet me përfshirjen në të, edhe të nënës zëvendësuese.

Përfaqësues të sistemit shëndetësor dhe njohës të zhvillimeve shoqërore në vend, po ngrenë shqetësime mbi projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues. Mjeku obstetër gjinekolog, Astrit Bimbashi thotë për Zërin e Amerikës se së bashku me një grup të gjerë mjekësh, ishin në pritje të rregullimeve ligjore për terapinë e riprodhimit mjekësor të asistuar. Prej 20 vitesh në këtë fushë nuk ka asnjë kontroll thotë ai, ndërsa shton se edhe ky projektligj lë mjaft paqartësi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“ Projektligji është i mangët sepse nuk përmend incentiva sociale as psikologjike as ekonomike, pra asgjë. Thjesht lejohet apo ndalohet. Përfshirja e termit seksual dhe riprodhues i ka manipuluar ata që kanë bërë këtë ligj, për ta quajtur riprodhimin si terapi të riprodhimit të asistuar. Unë mendoj që ajo fjala “seksual” në emërtimin e projektligjit duhet të hiqet dhe të mbetet ligji i shëndetit riprodhues, që ka disa pika bazë: parariprodhimin, riprodhimin dhe postriprodhimin, adoleshencën, nënën që lind bebin nga 0-6 vjeç, si dhe postriprodhimin menopauzën deri në vdekjen e gruas. Por që të bësh 7 faqe për terapinë mjekësore të riprodhuar dhe të lesh me tre rreshta një problem madhor në Shqipëri që është shëndeti feto-amtar, ne nuk na duket e drejtë”- argumenton Astrit Bimbashi, mjek obstetër gjinekolog.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përfshirja në projektligj i të drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese ka ngjallur mjaft debate. Nënë zëvendësuese quhet një grua që mbetet shtatzënë nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro, dhe mban në uterusin e saj deri në lindje një fetus për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale. Aktualisht në Shqipëri fertilizimi invitro është rregulluar me ligj prej më shumë se dy dekadash, dhe kryhet thuajse tërësisht në institucionet shëndetësore private. Por në disa të tilla, edhe pse nuk parashikohet në ligj, prej disa kohësh kryhen edhe procedura të riprodhimit mjekësor të asistuar, me nëna zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe “surrogacia”. Mjekja obstetër-gjinekologe Afërdita Manaj, e mirëpret përfshirjen në projektligj të kësaj teknike në shëndetin riprodhues, për t’i ardhur në ndihmë mirëqenies familjare dhe një gruaje që nuk mund të lindë.

Mund t'ju interesojë

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Para 47 minutash
31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit

31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit

Para 53 minutash
Kryeministri: Si sulmohet një punonjëse se nuk bëri like?!

Kryeministri: Si sulmohet një punonjëse se nuk bëri like?!

Para 54 minutash

“Surrogacia është e nevojshme. Të mos mbyllim sytë dhe të sillemi sikur këtu nuk është bërë. Prandaj duhet të rregullohet me ligj, të jetë i kontrolluar nga shteti. Të vendosen taksa për këtë shërbim mjekësor dhe të kontrollohet. Të mbrohen dhe të drejtat e njeriut. Ligji shmang abuzimet”- shprehet Prof. Dr. Afërdita Manaj, mjeke obstetër gjinekologe.

Fusha e veprimit të projektligjit është edhe për shtetasit e huaj, që nënkupton se edhe ata mund të kryejnë në Shqipëri procedurat e riprodhimit mjekësor të asistuar, përshirë dhe surrogacinë. Ligjërimi i nënës zëvendësuese në Shqipëri, synohet në një kohë kur Parlamenti Evropian sapo ka miratuar rregulla të reja për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të tij. Ligji i ri që u u miratua me 563 pro, 7 kundër dhe 17 abstenime, penalizon gjithashtu martesën e detyruar, adoptimin e paligjshëm dhe shfrytëzimin e zëvendësimit, ose sic quhet ndryshe të surrogacisë, në nivel të BE-së.

Mjeku obstetër gjinekolog Bimbashi edhe pse pranon se ka kryer procedura të tilla, në sistemin privat shëndetësor, është skeptik për to.

“Ne si klinikë kemi kryer dikur raste, por kurrë ndonjëherë me pagesë. Duke qenë një çështje shumë delikate i kërkonim gruas që ta.

gjente vetë nënën zëvendësuese. Është tragjedi për një çift bashkëshortësh të mos arrijë të bëjë fëmijë. Por nga ana politike kur shoh që Parlamenti Europian voton me 563 vota kundër surrogacisë, dhe vetëm 7 vota pro do të thotë që ti nuk mund ta kthesh këtë produkt në atë që mendon ti ta bësh”- argumenton Astrit Bimbashi, mjek obstetër gjinekolog.

Kryerja e procedurave të riprodhimit mjekësor të asistuar përmes nënës zëvendësuese është një praktikë shumë e kushtueshme, thonë specialistët dhe mund të nxisë abuzime.

“Jam shumë dakort që të kryhet surrogatizmi për nënat që kanë nevojë, por duhet të ketë kritere shumë të forta. Duhet të përcaktohen disa diagnoza që ndikojnë te çiftet të mos kenë fëmijë dhe shkojnë drejt surrogatizmit. Nëse e lemë të lirë pa kontrolle të forta, pra që mund të vijnë dhe të huaj të bëjnë surrogatizëm në Shqipëri, për diagnoza që mund të sajohen, apo të krijohen në mënyrë false dhe nga mjekët, mund të na çojë në abuzime për shkaqe përfitimi”- thotë për Zërin e Amerikës Alban Haxhi, mjek obstetër gjinekolog.

Një prej aspekteve të tjera të projektligjit ku ndalen njohës të fushës së mjekësisë dhe të zhvillimeve shoqërore, lidhet dhe me rritjen e kohës për ndërprerjen e shtatzanisë, me dëshirën e gruas për arsye të ndryshme, nga 12 javë në 14. Ende janë të paqarta arsyet e këtij përkufizimi të ri ligjor, por eskpertët mendojnë se kjo shtyrje në kohë ngjall shumë diskutime pasi gjinia e fetusit bëhet e dallueshme dhe kjo mund të nxisë fenomenin e abortit selektiv.

“Shtyrja e afatit për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë nga 12 në 14 javë i jep mundësi prirjes kriminale të abortit selektiv, për shkak të dallimit të gjinisë së fetusit. Kur vjen puna për abortin selektiv ne krahasohemi me Azerbajxhanin dhe disa vende të tjera që e kanë në nivel të lartë. Unë mendoj se aborti selektiv është kriminal”- shprehet për Zërin e Amerikës Gëzim Tushi, sociolog.

Edhe mjekja gjinekologe Afërdita Manaj, menon se në këtë kuadër projektligji duhet riparë.

“Ndoshta nuk duhej lejuar ndërprerja vullnetare e shtatzënisë nga java 12-14. Deri në javën 12 ishte mirë. Nuk jam e mendimit që kjo të bëhet rutinë sepse shumë njerëz këtë mund ta shfrytëzojnë për të zgjedhur gjininë e fëmijës”- argumenton Prof. Dr. Afërdita Manaj, mjeke obstetër gjinekologe.

Ministria e Shëndetësisë në një reagim publik pas qëndrimeve kritike mbi elementët e rinj që sjell projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, u shpreh se ky dokument i është nënshtruar konsultimit publik që do të ndihmojë në përthithjen e mendimeve të grupeve të interesit dhe garanton se në fund të këtij procesi projektligji do të reflektojë dhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kontrata e Maran rinovohet automatikisht, Shqipëria në play-off
Para 23 minutash

Kontrata e Maran rinovohet automatikisht, Shqipëria në play-off

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave
Para 33 minutash

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës
Para 47 minutash

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit
Para 53 minutash

31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 17 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 19 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 21 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 4 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.