Prokurorët çojnë në Kushtetuese ndryshimet në Kodin e Procedures Penale

Unioni i Prokurorëve padisin në Gjykatën Kushtetuese Kodin e ri të Procedurës Penale, tre muaj pas miratimit të ndryshimeve nga Kuvendi. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se padia është depozituar në Kushtetuese pak ditë më parë.

Padia vjen në një kohë kur në Kushtetuese po shqyrtohet Vettingu, statusi i gjyqtarëve e prokurorëve si dhe ligji për institucionet e reja të drejtësisë. Kushtetuesja do marrë në shqyrtim padinë e Prokurorëve në 21 nëntor. Kodi i Procedurës Penale është në fuqi prej 1 gusht 2017, ndërsa ndryshimet u miratuan nga Kuvendi në muajin korrik.

Ky Kod ka sjellë disa risi si p.sh: vendimmarrja për hetimet kalon nga gjyqtari i hetimeve paraprake dhe s’është më ekskluzivitet i prokurorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Kodi i ri heq të drejtën për gjykim të shkurtuar për krimet e rënda si dhe vrasjet në familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, këtë të hënë pritet që Gjykata Kushtetutese të shprehet për Vettingun, i ankimuar muaj më parë nga Unioni i gjyqtarëve.

Kodi i ri

Duke filluar nga data 1.08.2017 asnjë prokuror në Shqipëri nuk mund të vendosë për fatin e dosjes hetimore që ai ka hartuar bazuar në denoncimin për një vepër penale. Kjo në sajë të hyrjes në fuqi (01.08.2017)të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar, për të qenë në përputhje me ndryshimet e thella që sjell reforma në sistemin e drejtësisë. Në zbatim të këtij Kodi të gjitha dosjet hetimore të prokurorëve do të kalojnë në sitën e gjyqtarëve të hetimeve paraprake që kanë “Carta Bianca”, pra autoritet të plotë, të vlerësojnë nëse një dosje hetimore duhet dërguar në gjykatë dhe shtetasi/sja e hetuar duhet të merret i/e pandehur dhe të hapet gjyq apo dosja të hidhet poshtë si e pabazuar në fakte dhe prova.

Shkurt, përfaqësuesit e organit të akuzës, prokurorit të një ҫështjeje penale, i hiqet e drejta të vendosë nëse qytetari/qytetarja, ndaj të cilit ai ka ndërmarrë hetime, do të shkojë në gjyq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?