Prokuroria ankimon lirimin e Lulzim Berishës

Prokuroria e Apelit të Durrësit do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit për lirimin me kusht të  Lulzim Berishës. Rekursi do të bëhet në Gjykatën e Lartë informojnë gazetarët e Ora News.

Me një vendim të pak ditëve më parë Gjykata e Apelit vendosi që 5 vitet e burgut të mbetura pa kryer t’i kryente në liri me kusht.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi ashpër sot ndaj lirimit nga burgu të ish kreut të Bandë së Durrësit Lulzim Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shfrytëzuar ditën kundër korrupsionit  diplomati amerikan tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Ndërsa kreu i ministrisë së Brendshme Saimir Tahiri e konsideroi  këtë ngjarje si një këmbanë  alarmi për domodoshmërinë e vettingut

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?