Prokuroria çon në KLD vendimin për gjyqtarin Shkëlqim Miri
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 06:55
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka informuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë, se gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri.
Vendimi është dërguar gjatë ditës së sotme në KLD, e cila pritet të mblidhet për të marrë një vendim për Mirin.
Pritet që KLD të pezullojë gjyqtarin Shkëlqim Miri deri në fund të hetimeve dhe vendimit të gjykatës.

